Një tjetër tragjedi në det, brenda pak orësh pas asaj në Turqi, është shënuar në brigjet italiane.
Mediat vendase raportojnë se një varkë me emigrantë është mbytur pranë Lampedusës, dhe për pasojë 19 persona kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë në gjendje kritike.
Në gjendje kritike janë 5 emigrantë, përfshirë një fëmijë. Të mbijetuarit u transferuan me urgjencë në klinikën ambulatore të ishullit italian. Gjendja e tyre është kritike dhe mjekët po përpiqen t’i stabilizojnë, sipas mediave.
Besohet se emigrantët kanë vdekur nga hipotermia.
Ditën e sotme, edhe në Bodrum të Turqisë u mbyt një anije me emigrantë, ku u raportua për disa të vdekur dhe disa të tjerë u shpëtuan.
