David Hunter, një minator i dalë në pension, vrau bashkëshorten e tij të sëmurë Janice, për t’i dhënë fund dhimbjes së saj të vazhdueshme.

Pasi e mbyti, Hunter piu çdo ilaç që kishte në shtëpi, duke e shoqëruar me një shishe raki.

Ishte një ditë e tmerrshme dhjetori e vitit 2021, në shtëpinë e tij në Qipro, të cilën ai e ndante me bashkëshorten e tij të adhurueshme, dhe David dëshironte vetëm t’i jepte fund vuajtjes së saj.

Nuk doja të jetoja pa të. Në atë moment, nuk mendoja aspak se çfarë do më ndodhte mua. Nëse do isha qëlluar me armë apo varuar, do iu isha mirënjohës.

Ai u arrestua dhe më pas u dërgua në një spital, ku ishte i shoqëruar nga një polic, gjatë gjithë kohës. Ai e kishte stomakun të pompuar. I frikësuar dhe i hutuar, ai u nda nga të tjerët dhe u vendos në një qeli të ngushtë të mbuluar dhe më pas u vendos në një dhomë të sigurt në një spital psikiatrik me pesë të burgosur, të sëmurë rëndë mendërisht.

Në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, David zbuloi së si i dha fund jetës së bashkëshortes së tij, një veprim i tmerrshëm që i dha fund dhimbjes së Janice.

Familja Hunters ka jetuar 16 vite të lumtura në Qipro, derisa në vjeshtën e vitit 2016, Janice u diagnostifikua me kancër në gjak.

Menduam se ishte parajsa për ne, si të ishim në pushime të përherëshme,” tha ai “por më pas Janice u sëmurë.

Në 6 javët e fundit të jetës, shëndeti i Janice u përkeqësua. Ajo nuk mund të ecte apo të qëndronte në këmbë. Ata flinin në karrige në dhomën e ndjenjes, pranë njëri-tjetrit.

Dhimbjet u përkëqsuan. Lëkura e saj ishte e mbushur me plagë. Kishte diarre të tmerrshme dhe vishte pelena. Flokët i binin me grushta dhe hante shume pak por kur hante shëndeti i saj përkeqësoj edhe më shumë. Çdo ditë më lutej, “Asgjë nuk më shëron. Dua që t’më ndihmosh të vdes”. Por pavarësisht se më lutej, unë thosha jo dhe isha i vendosur.”

Më pas, gjatë një mbrëmje në dhjetor 2021, ai e mbyti dhe piu 60 ilaçe, gjithçka që mund të gjente në shtëpi, të cilat i shoqëroi me një shishe raki, me shpresën se do i bashkohej vdekjes së saj. Por ai vendosi të telefonte vëllain e tij, William në Angli, për t’i treguar se çfarë kishte bërë dhe gjithashtu i kërkoi atij që t’i tregonte gjithçka vajzës së tyre, Lasley.

Pas kësaj telefonate, brenda një ore, policia trokiti në derën e shtëpisë së David, duke e arrestuar dhe më pas duke e dërguar në një spital psikiatrik me pesë të burgosur, të sëmurë rëndë mendërisht.

Pas 19 muajsh në burg, David është lënë i lirë vetëm një javë më parë.

Tashmë David po planifikon të vazhdojë të jetojë në Qipro, ku do të marrë me qira një shtëpi pranë varrit të Janice, në mënyrë që ta vizitojë çdo ditë.