Detaje të rënda janë publikuar nga tragjedia në brigjet greke ku humbën jetën 79 persona pas mbytjes së anijes.

Mediat e huaja raportojnë se në bord janë gjetur gjashtë persona të cilat thuhet se janë goditur me thikë.

Sipas informacioneve të marra nga personat e shpëtuar, kjo ngjarje e rënë ka ndodhur para se të hynin në zonën greke të kërkim shpëtimit.

Nuk është e qartë nëse incidenti ka ndodhur mes trafikantëve dhe emigrantëve apo mes grupeve rivale.

Gjithashti një nga të mbijetuarit ka thënë se trafikantët i kanë dhunuar.