
Një rast i rëndë përdhunimi po hetohet në Greqi, pas denoncimit nga një turiste britanike, e cila pretendon se është sulmuar nga një taksist.
Gruaja 43-vjeçare ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës, në qytetin Hersanissos. Sipas saj, ajo e kishte kërkuar taksinë për të shkuar nga një lokal në hotelin e saj, por shoferi 28-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar, e çoi atë në një zonë të largët dhe të pabanuar, ku e përdhunoi dhe e braktisi.
43-vjeçarja është dërguar në spital për ekzaminime që pritet të vërtetojnë ose jo akuzat e saj, ndërsa taksisti pretendon se ata kanë kryer marrëdhënie me dëshirën e të dyve.