Kryeministrja italianë Giorgia Meloni dhe presidenti i SHBA, Donald Trump janë përfshirë në një përplasje “verbale” me deklarata kundër njëri-tjetrit. Gjithçka nisi pasi Trump komentoi takimin e tyre në samitin e G7-s, duke thënë se Meloni i ishte lutur që ata të bënin një foto së bashku.
“Meloni ndoshta është e lumtur që fola me të. Nuk isha e detyruar të flisja me të. Ajo më luti të bëja një foto me të, e donte shumë. Mund të mos e kisha bërë fare, por në fund më erdhi keq për të“, tha Trump.
Më pas, Meloni ka reaguar ahspër, duke u shfaqur e habitur për deklaratën e Trump, por edhe e revoltuar.
“Disa gjëra meritojnë një përgjigje të menjëhershme. Deklaratat e Donald Trump janë të sajuara. Jam e shokuar. Nuk e di pse sillet presidenti i SHBA në këtë mënyrë me aleatët e tij, është për të ardhur keq që nuk ka të njëjtën vendosmëri me armiqtë e Perëndimit dhe të SHBA. Por ai duhet të kujtojë një gjë: unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë”, tha Meloni.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Miami, duek thelluar përplasjen në distanvë mes dy vendeve pas këtyre deklaratave.
