Deputetja gjermane Hanna Steinmuller ka hyrë në histori pasi mbajti një fjalim në foltoren e Bundestagut duke mbajtur në krah foshnjën e saj.
Politikania e partisë së Të Gjelbërve e ka marrë edhe më herët fëmijën në vendin e punës, duke ngjallur reagime të shumta – disa me lëvdata dhe të tjerë me kritika.
“Për herë të parë sot, një anëtare e parlamentit doli në foltoren e Bundestagut me foshnjen e saj”, shkruan DW në një postim në Instagram, duke shpërndarë edhe një video ku shihet fëmija i qetë në krahët e nënës.
“Balancimi i jetës familjare me atë profesionale duhet të bëhet i dukshëm edhe në politikë. Është koha të ndryshojmë strukturat në mënyrë që prindërimi të jetë i mundshëm për të gjithë”, u shpreh Steinmuller.