Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, më 28 dhjetor, ku një grua shtatzënë u dhunua barbarisht nga bashkëshorti i saj.
Sipas Protothema.gr, konkretisht, më 28 dhjetor, policia ka marrë një telefonatë për një episod dhune në familje në zonën e Qipselit. Partnerja e Constantinos Emmanuel, e denoncoi këtë të fundit për dhunë në familje dhe ai u ndalua në një komisariat.
Nausika Hyurea ka pohuar se partneri i saj fillimisht e shau me fjalë vulgare dhe më pas filloi ta shkelmonte në të gjithë trupin.
“Ai më goditi edhe në kokë kur isha poshtë në dysheme. Ai më hodhi pas murit dhe shkoi aq larg, sa më hodhi një vazo në kokë dhe e gjithë kjo ndërsa e dinte se isha dy muajsh shtatzënë”, tha ajo në dëshminë e saj.
Nga ana tjetër, Konstantinos Emmanuel i hedh poshtë këto akuza, duke pretenduar se në fakt, ka qenë ai viktimë e dhunës së partneres së tij.
Ai pretendon se gruaja e ka goditur me grusht në fytyrë dhe sy, e po ashtu që e ka goditur me shkelma në organet gjenitale. Më herët ai deklaroi se e donte shumë bashkëshorten e tij dhe shtoi se kur rri me një person për orë të tëra, është shumë normale të kesh mosmarrëveshje.
Emmanueli është endë nën arrest në pritje të seancës së tij gjyqësore, teksa partnerja është liruar.