Një elektriçist në Australi përdhunoi një grua 75-vjeçare dhe u përpoq të justifikonte veten duke përmendur probleme familjare. Burri 45-vjeçar u thirr në shtëpinë e pensionistes për të instaluar panele diellore. Pasi mësoi se ajo jetonte vetëm, ai u bë agresiv, e puthi dhe më pas kreu sulm seksual.
Gruaja rezistoi, por nuk mundi ta ndalonte. Gjatë marrjes në pyetje, autori i krimit pretendoi se pensionistja i kujtoi “nënën e tij të ndjerë” dhe u përpoq t’ia kalonte përgjegjësinë gruas së tij, duke iu referuar çështjeve familjare dhe duke thënë se “humbi kontrollin”. Gjykata i hodhi poshtë këto shpjegime dhe elektriçisti u dënua me pesë vjet burg.



