Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë vijon të jetë e nxehur, por duket se shumë persona po refuzojnë të shkojnë në front dhe po braktisin ushtrinë.
Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje, që tregojnë të rinj duke u tërhequr me forcë nga efektivët ushtarakë, dhe duke u detyruar t’i bashkohen forcave të armatosura. Sipas raportimeve, një seri bastisjesh u kryen në restorante, klube, bare dhe një sallë koncertesh në kryeqytet. Ata persona që nuk ishin të pajisur me dokumente që i përjashtonin nga shërbimi ushtarak janë marrë me forcë. Të njëjtin fat kanë pasur edhe ata që i kishin falsifikuar këto dokumente, për t’i shpëtuar këtij detyrimi.
Kjo masë ekstreme e ushtrisë ukrainase po has edhe në kundërshtimin e qytetarëve, të cilët dëgjohen duke bërtitur “Turp, turp për ju!”.
Sipas ligjeve ushtarake të Ukrainës, të gjithë burrat nga mosha 25 deri në 60 vjeç duhet të shkojnë në ushtri. Burrat e moshës nga 18 deri në 60 vjeç janë gjithashtu të ndaluar të largohen nga vendi.
Për shkak të mungesës së madhe të ushtarëve, Ukraina reduktoi moshën e saj të mobilizimit nga 27 në 25 dhe hoqi një boshllëk ‘vetëm pjesërisht të pranueshëm’ në prill.
Vullnetarët në ushtri duhet të plotësojnë disa kritere për t’u kualifikuar, si dhe të kalojnë teste mjekësore dhe fitnesi. Në mars 2023, u zbulua se luftëtarët e huaj që iu bashkuan ushtrisë ukrainase nuk ishin në gjendje të shkonin në shtëpi derisa të përfundonte lufta.