Pas 3 raundesh votimi, kardinalët kanë arritur të bashkojnë votat për të arritur shumicën e mjaftueshme, duke zgjedhur Papën e ri.
Ende nuk e dimë se kush është përzgjedhur, por do të bëhet e qartë kur kardinalët të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine. Ky do të jetë Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake.
Dje 133 kardinalë hynë në Kapelën Sistine, duke ndërprerë kontaktin me botën e jashtme. Ky ishte raundi i tretë i votimit, teksa në dy raundet e parë, nga oxhaku doli tym i zi, që nënkuptonte se votimi nuk ishte i suksesshëm. Kjo konklavë ishte më e globalizuara në histori, me përfaqësues evropianë, aziatikë, afrikanë, amerikanë dhe madje edhe nga Oqeania e largët.
Kardinali i lartë së shpejti do ta konfirmojë vendimin me fjalët “Habemus Papam” – latinisht do të thotë “kemi një Papë”, dhe do ta prezantojë Papën e ri me emrin e tij të zgjedhur papnor.



