Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, teksa një 22-vjeçare ka akuzuar kushëririn e saj se e ka përdhunuar.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në Selanik, ku e reja ka deklaruar se teksa ndodheshin të dy në një klub nate, ata kanë shkuar së bashku në tualet pasi ajo nuk po ndihej mirë. Ajo shtoi se në një moment, kushëriri 26-vjeçar i ka ngritur fundin dhe ka abuzar me të.
Sipas denoncimit, vajza ka deklaruar se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe nuk i mban mend saktësisht se si kanë rrjedhur ngjarjet.
Sipas saj, kur u zgjua në mëngjes në banesën e saj, ka ndjerë dhimbje të forta në organet gjenitale dhe anus dhe kuptoi se ishte përdhunuar nga kushëriri i saj.
Mësohet se pas kallëzimit që ajo ka bërë, është caktuar një psikolog për të biseduar me të renë, është kryer ekspertiza mjeko-ligjore dhe janë marrë rrobat që ajo kishte veshur mbrëmjen e së shtunës për të parë nëse mund të gjenden gjurmë ADN-je.
Në të njëjtën kohë, policia ka sekuestruar video nga klubi, brenda dhe jashtë tij, për të parë saktësisht se çfarë ka ndodhur.
26-vjeçari i dyshuar si autor i përdhunimit, nuk është arrestuar nga policia.