Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e zbuluar në Greqi, ku një 12-vjeçare përdhunohej dhe shfrytëzohej seksualisht nga persona të ndryshëm.

E mitura ishte përdhunuar fillimisht nga Ilias Michos, i cili kishte edhe lidhje familjare me prindërit e saj. Më pas ai e shfrytëzonte 12-vjeçaren për prostitucion duke i gjetur klientë në një aplikacion takimesh.  

Ndërkohë ditën e sotme janë zbardhur të tjera biseda të vajzës së mitur me klientë të ndryshëm, por edhe biseda të vetë Ilias Michos me personat që e abuzonin. Në biseda shfaqen mesazhet që Michos u dërgonte klientëve ndërsa shtirej sikur ishte vajza.

Pjesë nga bisedat:

E mitura: Përshëndetje a doni të takohemi, emri im është ……….

E mitura: Më dërgo celularin, bëj shumë seks.

Klienti i mundshëm: Të jap numrin e telefonit, më dërgo në viber.

Në një tjetër dialog, i cili tashmë është në dorën e hetuesit, regjistrohen bisedat e mëposhtme:

Klienti i mundshëm: Jeni beqar?

E mitura: A e dini ku është Sepolia? Dëshiron të më takosh sot,  më pëlqen shumë të bëj seks?

E mitura: Keni makinë? Dëshironi të bëni seks në makinë dhe të më bëni një dhuratë?

Është karakteristike se fëmija ka dëshmuar gjatë hetimeve paraprake se i pandehuri i ka dhënë numrat e targave të automjeteve të klientëve të mundshëm, në mënyrë që ajo të takonte aty personat me të cilët kishte rezervuar datat e saj të takimeve.

“Më ka thënë edhe numrat e targave që të futem në makina. Mora lekët që më dhanë dhe ia dhashë”, ka thënë vogëlushja dhe këto fjalë i përshtaten shumë me dialogun e mëposhtëm, i cili është bërë sërish përmes aplikacionit, ku Ilias Michos shkruan në emër të të miturit:

E mitura: Pershendetje cfare po beni deshironi te takoheni ne zonen time? Me 120 euro do te kesh cdo gje qe te duash…

E mitura: Ma dergo makinen te te identifikoj….

“Unë jam në xhakuzi”

Brutaliteti i ndodhur në Sepolia pasqyrohet edhe në një tjetër dialog, ku fëmija shfaqet në xhakuzi dhe i deklaron klientit të mundshëm se është 16-vjeç dhe se nuk e ka problem sepse ai është 32-vjeç.

E mitura: Përshëndetje, çfarë po bën? Unë jam 16…

Klienti i mundshëm: Jam mirë. Unë jam 32.

E mitura: Nuk e kam problem. Ku je tani?

Klienti i mundshëm: Unë jam në shtrat.

E mitura: Jam në xhakuzi…

Klienti i mundshëm: Dua të të shoh…

E mitura: Nuk mund të të dërgoj video, të flasim me video-telefonatë nëse do…