Të paktën 70 ushtarë janë vrarë nga një sulm artilerie ruse në bazën ushtarake në rajonin e Sumy-t. Kështu kanë konfirmuar zyrtarët ukrainas mëngjesin e kësaj të marte.

Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur ditën e diel në qytetin e Okhtyrka, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse. Ndërkohë të hënën, punonjësit e urgjencës kërkuan në rrënoja duke u përpjekur të gjenin të mbijetuar.

Parlamenti i Ukrainës sapo ka postuar në “Twitter” një homazh për ushtarakët, duke thënë “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”. Parlamenti tha se ata u vranë nga raketat Grad.