Teksa raportohet për një ‘ngecje’ të pushtimit rus në Ukrainë, Vladimir Putinit po i shtohen disa shqetësime të tjera.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një ndër këshilltarët e tij më të rëndësishëm ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe është larguar nga rusia.

Anatoli Chubais, reformator veteran dhe i dërguar për klimën, thuhet se është kundër pushtimit të Ukrainës dhe nuk ka ndërmend që  të kthehet më në Rusi.

Chubais ishte një nga reformatorët e paktë nga fillimi i viteve 1990 që kishte  mbetur në qeverinë e Putinit, duke ruajtur ende lidhjet me Perëndimin.

 Chubais  është  zyrtari i parë i nivelit më të lartë që është larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës.