
Një sulm me thikë është kryer në trenin e shpejtë (ICE) që udhëtonte mes rajoneve Regensburg dhe Nürnberg në Gjermani.
Në një deklaratë nga policia e Oberpfalz thuhet se shumë persona janë plagosur pasi një agresor ka sulmuar me thikë udhëtarët në trenin e shpejtë ICE. Në deklaratë theksohet se agresori është kapur dhe është arrestuar.
Hekurudha gjermane (Deutsche Bahn) njoftoi se për shkak të sulmit, linjat janë mbyllur për trafikun dhe se udhëtimet e trenit ICE janë ndërprerë. Mediat gjermane pas sulmit njoftuan se janë plagosur 3 persona por të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Nuk është bërë asnjë deklaratë lidhur me arsyen e sulmit.