Fotografi të reja të ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro, të realizuara gjatë qëndrimit të tij në izolim në Shtetet e Bashkuara, janë publikuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social X.

Në pamjet e publikuara, Maduro shfaqet i veshur me uniformë burgu dhe me një shprehje të qetë e të buzëqeshur. Fotot, të datuara më 25 qershor 2026, janë prezantuar si një “dhuratë e vogël dashurie dhe shprese”, veçanërisht për familjarët e tij.

Në një nga mesazhet që shoqëron fotografitë, Maduro u drejtohet nipërve, mbesave, fëmijëve dhe mbështetësve të tij, duke i falënderuar për solidaritetin dhe mbështetjen.

“Dua që ta dini se ne jemi të palëkundur, me zemrat tona plot me dashurinë tuaj”, thuhet në mesazh.

Mesazhi i publikuar në rrjetet sociale mbyllet me një dedikim për bashkëshorten e tij, Cilia Flores, dhe me një referencë fetare: “Zoti do të sigurojë. Venezuela do të rilindë.”

Maduro ndodhet i burgosur në Shtetet e Bashkuara pas arrestimit gjatë një operacioni në Karakas dhe përballet me akuza të rënda, përfshirë narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës dhe posedim të armëve të luftës.

Me uniformë burgu dhe i buzëqeshur, FOTO të reja të Maduros