Pak para se 21-vjeçari, Jack Teixeira të mbërrinte në gjykatën në Boston me pranga në duar dhe veshjen e një të burgosuri, për publikimin e informacioneve sekrete të Pentagonit, prindërit e tij kanë pritur para gjykatës për t’i dhënë kurajo të birit.
“Të dua”, i ka bërtitur babai i tij në gjykatë, ndërkohë Teixeira është paraqitur para një gjykate në Boston për të mësuar mbi akuzat ndaj tij.
“Të dua, Jack!”, i përsëriti ai. I riu iu përgjigj: “Edhe unë të dua babi”.
Jack Teixeira u përball me dy akuza për publikimin e dokumenteve të klasifikuara në internet, ‘mbajtja dhe transmetimi i paautorizuar i informacionit të mbrojtjes kombëtare’ dhe ‘heqja dhe mbajtja e paautorizuar e dokumenteve ose materialeve të klasifikuara’. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha në një deklaratë të shkurtër se, sipas Aktit të Spiunazhit 21-vjeçari rrezikon 10 vite burg. Gjykatësi caktoi seancën e radhës për Teixeira të mërkurën. Deri atëherë, ai do të qëndrojë në paraburgim.
Accused Pentagon leaker, Jack Teixeira’s family leaves court after his initial appearance this morning at the federal courthouse in Boston. @NBCNews pic.twitter.com/0e3nxFMslB
— Brian Michael (@BrianMichaelNBC) April 14, 2023