SpaceX, kompania hapësinore e Elon Musk-ut është në rrugën e duhur për t’u vlerësuar në 800 miliardë dollarë. Një shitje e aksioneve të brendshme me 421 dollarë secili do ta bënte SpaceX-in kompaninë private më të vlefshme në botë, duke tejkaluar firmën e Inteligjencës Artificiale OpenAI, e cila aktualisht vlerësohet në rreth 500 miliardë dollarë.
Prodhuesi i raketave dhe satelitëve u tha punonjësve se do të blinte aksione të brendshme në një marrëveshje që do ta vlerësonte atë në rreth 800 miliardë dollarë. Gjithashtu bëri të ditur se po përgatitet për një ofertë publike fillestare të mundshme vitin e ardhshëm.
Letra e Johnsen-it drejtuar punonjësve të SpaceX
Në një letër drejtuar punonjësve, Bret Johnsen, drejtori financiar i SpaceX, deklaroi se kompania synon të blejë 2.56 miliardë dollarë në aksione nga aksionerët, me 421 dollarë për aksion, pothuajse dyfishi i çmimit të mëparshëm të brendshëm të aksioneve.
Në letrën e siguruar nga New York Times, Johnsen gjithashtu aludoi për një ofertë të mundshme publike.
Nëse do të ndodhë vërtet, kur do të ndodhë dhe me çfarë vlerësimi janë ende shumë të pasigurta, por mendimi është se nëse ekzekutojmë me shkëlqim dhe tregjet bashkëpunojnë, një ofertë publike mund të mbledhë një sasi të konsiderueshme kapitali.
