Pamjet tronditëse të kamerave të trupit të policisë tregojnë ankthin e një babai nga Nevada pasi djali u godit për vdekje nga disa të shtëna gjatë rrugës për në shkollë.

Brandon Dominguez-Chavarria, 11 vjeç, u qëllua rreth orës 7:30 të mëngjesit të premten e kaluar ndërsa udhëtonte me njerkun e tij Valente Ayala në Henderson, në periferi të Las Vegas.

Tyler Matthew Johns, 22 vjeç, akuzohet se ka qëlluar me pistoletë drejt SUV-së së Ayalas pasi Johns dhe Ayala u përpoqën të kalonin njëri-tjetrin në autostradën e mbingarkuar.

Policia tha se të dy burrat ulën xhamat e makinave dhe u grindën me fjalë, kur Johns nxori një pistoletë dhe qëlloi në sediljen e pasme të automjetit tjetër.

Pamjet e kamerave të trupit të marra pas të shtënave tregojnë Ayalan duke i qarë me dëshpërim një oficeri policie. Babai iu lut: ‘Fëmija im ka vdekur.’ ‘Ka vdekur?’ u përgjigj oficeri mosbesues.

Në atë moment, autori iu afrua policit nga vendi i ngjarjes dhe i ofroi duart pas shpine pa kundershtuar venien e prangave.

“Oficer, më merrni mua,” tha Johns. “Unë qëllova por nuk e dija që ishte djaloshi ne sediljen e pasme”