Sipas mediave izraelite, Amir Khatami, i përshkruar si komandant i ushtrisë së Republika Islamike e Iranit, është vrarë gjatë operacioneve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

Lajmi po qarkullon me formulimin se ai është “eliminuar”, por deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga pala iraniane.

Ndërkohë, Izraeli ka deklaruar se ka nisur një “sulm parandalues” kundër Iranit. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpallur një “gjendje të jashtëzakonshme, të veçantë dhe të përhershme” në të gjithë vendin.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa priten reagime zyrtare nga Teherani dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.