Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me Jeffrey Epstein, duke kërkuar që pretendimet që e lidhin me të “të marrin fund menjëherë”.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, ajo bëri thirrje gjithashtu për zhvillimin e seancave dëgjimore në Kongres për të mbijetuarit e trafikimit seksual të lidhur me Epstein, duke e zhvendosur fokusin te viktimat.

Melania Trump hodhi poshtë edhe thashethemet që qarkullojnë në internet se Epstein e kishte prezantuar atë me bashkëshortin e saj, Donald Trump, duke i cilësuar ato si “përpjekje të liga për të shpifur reputacionin tim”.

Deklarata vjen në një moment kur çështja e Epstein vijon të tërheqë vëmendje të gjerë publike dhe të nxisë pretendime të ndryshme, shpesh të pa verifikuara.