Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi sot një bisedë telefomike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara vizitave të tij të ardhshme në Bruksel, Romë dhe Londër. Kryeministrja italiane përsëriti solidaritetin e vendit të saj me Ukrainën pas sulmeve të fundit ruse.
“Giorgia Meloni e informoi Presidentin Zelensky se vendi i saj do të dërgojë materiale emergjente për të mbështetur infrastrukturën energjetike dhe popullin e Ukrainës. Gjeneratorët nga kompanitë italiane do të dërgohen në Ukrainë në ditët në vijim”, tha qeveria në Romë në një deklaratë.
Meloni shprehu përsëri mbështetjen e saj për negociatat në vazhdim dhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara “për të gjetur një proces që do të çojë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
“Gatishmëria e Ukrainës për t’u ulur në tryezën e negociatave me mirëbesim i shërben të gjithë këtij procesi. Si pasojë, u shpreh përsëri pritshmëria se një hapje e ngjashme do të dilte nga pala ruse”, përfundoi deklarata e qeverisë në Romë.
