Narendra Modi ka zhvilluar një takim zyrtar në Romë me Giorgia Meloni, ku në fokus të bisedimeve ishin bashkëpunimi ekonomik, mbrojtja, energjia e pastër dhe teknologjia.
Para takimit dypalësh, Modi u prit nga Sergio Mattarella, me të cilin diskutoi marrëdhëniet mes Indisë dhe Italisë, përfshirë tregtinë, investimet dhe lidhjet kulturore.
Gjatë bisedimeve u trajtuan edhe fusha strategjike si inteligjenca artificiale, mineralet kritike, programet hapësinore dhe energjia bërthamore.
Në takimin me Melonin, Modi shoqërohej nga ministri i Jashtëm indian S. Jaishankar, këshilltari për sigurinë kombëtare Ajit Doval, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë diplomatikë indianë.
Një ditë më parë, kryeministri indian kishte zhvilluar një darkë pune me Melonin dhe kishte vizituar Koloseu.
Para mbërritjes në Itali, Modi ndodhej në Oslo, ku mori pjesë në samitin e tretë Indi-Nordik.
