Duhet të nisë sa më parë zbatim i shpejtë i rregullave për migrantët, duke përfshirë qendrat në vendet e treta, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Mette Frederiksen në një letër të nënshkruar nga 17 udhëheqës të tjerë evropianë dhe drejtuar udhëheqësve të BE-së.

“Disa iniciativa janë tashmë funksionale, siç është bashkëpunimi mes nesh dhe Shqipërisë”, theksoi Meloni.

Vende të tjera tani po punojnë për të zbatuar mundësitë e reja, duke përfshirë qendrat në vendet e treta.

”Ne i inkurajojmë Shtetet Anëtare që dëshirojnë ta bëjnë këtë të ndjekin këto zgjidhje dhe të bashkëpunojnë me partnerë potencialë. Ne gjithashtu inkurajojmë Komisionin të vazhdojë të mbështesë Shtetet Anëtare në këto përpjekje”, thuhet në deklaratën e tyre.