Shkenca
Në Shtetet e Bashkuara ka pasur këto ditë një numër rastesh të konfirmuara të një epidemie të rrallë të meningjitit fungoid, që dje arriti në 47 të prekur nga kjo sëmundje. Pesë persona kanë vdekur nga epidemia, e cila mendohet se është shkaktuar nga injeksionet steroide për lehtësimin e dhimbjeve, të infektuara nga një tip kërpudhe.
Hetuesit mjekësorë filluan menjëherë investigimet në mbarë vendin dhe zbuluan se qindra njerëz, e ndoshta mijëra kanë bërë injeksione ditët e fundit në shtyllën kurrizore për dhembjet në shpinë. Pas kërkimeve intensive, burimi i infeksionit ka dalë se ishte një farmaci në shtetin e Massachusetsit.
Mendohet se më të rrezikuar për t’u prekur nga infeksioni janë pacientët nga shtatë shtete amerikane, që kanë marrë injeksione për dhembjet e shpinës.