Qeveria e Estonisë i ka kërkuar zyrtarisht NATO-s të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, pas shkeljes së hapësirës së saj ajrore nga tre avionë luftarakë rusë.
“Sot në mëngjes, tre avionë luftarakë rusë të tipit MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë. Avionët e NATO-s reaguan menjëherë dhe detyruan avionët rusë të tërhiqen. Një shkelje e tillë është krejtësisht e papranueshme. Për këtë arsye, qeveria e Estonisë ka vendosur të kërkojë konsultime në bazë të Nenit 4 të NATO-s”, tha në një deklaratë publike, Kryeministri i Estonisë, Krysten Michal.
Por çfarë është Neni 4 i NATO-s?
Neni 4 parashikon që shtetet anëtare të NATO-s mund të kërkojnë konsultime kur, sipas tyre, integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjë anëtari është e kërcënuar. Kjo është një masë para-krizës që synon koordinimin e qëndrimeve dhe marrjen e masave të përbashkëta për të shmangur përshkallëzimin.