Finlanda do të bëhet zyrtarisht anëtarja më e re e aleancës ushtarake të NATO-s ditën e nesërme.

Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Anëtarësimi i Finlandës në NATO të martën “do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi”, theksoi Stoltenberg.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Finlanda dhe Suedia kërkuan menjëherë anëtarësimin në aleancë, duke iu trembur një sulmi të mundshëm dhe ndaj tyre. rusia e ka kundërshtuar me forcë këtë gjë, madje duke kërcënuar se ato do të kthehn në shënjestër të Kremlinit.