Kancelari konservator gjerman Friedrich Merz ka përjashtuar mundësinë që forcat e armatosura gjermane të pajisen me armë bërthamore.
“Nuk dua që Gjermania të mendojë për pajisen me arsenalin e vet bërthamor të pavarur”, tha Merz.
Ai gjithashtu kujtoi traktatet paraprake me të cilat Berlini u zotua të përmbahej nga lëvizje të tilla, të quajtura marrëveshja “2+4” që hapi rrugën për ribashkimin e saj në vitin 1990 dhe Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore .
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih javën e kaluar, kancelari gjerman Merz tha se po diskutonte me Presidentin francez Emmanuel Macron propozimin e këtij të fundit për të krijuar një kuadër evropian të parandalimit bërthamor.
