Një qytet në Japoni po nxit banorët e tij të kufizojnë përdorimin e telefonit për argëtim në vetëm dy orë në ditë. Propozimi, i shpallur për herë të parë në fund të gushtit, ka nxitur kritika të shumta për shkelje të lirisë personale.

Ligjvënësja lokale Mariko Fujie deklaroi: “Në një fjali: Nuk është puna e qytetit. Shumë mbështetës të mi thonë se është poshtëruese që qyteti po tregon kështu.”

Megjithatë, kryebashkiaku Masafumi Koki tha se kufizimi nuk do të zbatohet ligjërisht, por është një mesazh për të nxitur reflektim mbi kohën që përdorim me ekranin.

Disa banorë kanë provuar të ndjekin këshillën. Shoki Moriyama reduktoi përdorimin e tij nga tetë orë në më pak se dy, duke përdorur kohën shtesë për të lexuar, studiuar dhe shkuar në palestër. Studentja universitare Akari Saito shtoi: “Ishte e vështirë t’a lija telefonin gjatë udhëtimit me tren, por ndjej që dita duket më e gjatë dhe më e plotë.”