Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se fjalimi i tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të përmbajë surpriza, ndërsa tha se do të mbrojë Izraelin dhe ushtarët e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.
Në një video të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se po udhëtonte drejt Nju Jorkut për të paraqitur atë që ai e cilësoi si të vërtetën për Izraelin dhe ushtrinë e tij nga podiumi i OKB-së.
Mediat shkruajnë se ai pretendoi se ndaj Izraelit po përhapen gënjeshtra të tmerrshme në OKB dhe në vende të tjera të botës.
“Do të luftoj kundër gënjeshtrave, do të luftoj për të vërtetën, për ushtarët tanë dhe për vendin tonë,” tha ai.
יוצא לאו״ם כדי להילחם על האמת שלנו. צפו להפתעות 🇮🇱 https://t.co/NQa5jIgEDm
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) September 23, 2026
