
Një mësuese fiskulture në SHBA po përballet me burg pasi dyshohet se ka kryer tetë herë seks me një student të mitur, 17 vjeç, në pjesën e pasme të një makine.
Ashley Rison, 31 vjeç, u deklarua fajtore për akuzat për dhunë seksuale dhe imponim të rëndë seksual.
Kur ajo u padit, u akuzua gjithashtu për manipulim të provave dhe dhënien e alkoolit tek një person i mitur, por këto akuza janë rrëzuar.
Rison la punën e saj si trajnere në shkollën New Miami, Ohio, më 3 maj të vitit të kaluar – në të njëjtën ditë kur krimet e supozuara u raportuan në Zyrën e Sherifit të Qarkut Butler.
Sipas FOX19, në aktakuzë thuhet se ajo ka pasur kontakte seksual me studentin tetë herë në prill 2021.
Sipas Yahoo! News, Zyra e Sherifit të Qarkut Butler dhe prokurori pretenduan se Rison ishte përfshirë në aktivitet seksual me studentin ndërsa ishte në sediljen e pasme të një automjeti.
“Përveç asaj që na thotë fëmija, ne kemi regjistrime midis zonjës Rison dhe fëmijës ku znj. Rison bën deklarata të shumta inkriminuese duke e pyetur, duke iu lutur adoleshentit që të mos e raportojë atë tek autoritetet,” tha ndihmësprokurorja Lindsay Sheehan në seancat e mëparshme gjyqësore.