Mijëra protestues janë mbledhur rreth ish‑komandës ushtarake në Serbi për shkak të një ligji të ri që përshpejton transformimin e saj në një kompleks luksoz të dhënë me koncesion kompanisë investuese të themeluar nga dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner.
Siç raportohet, protesta në Beograd është bashkuar me një seri demonstratash antiqeveritare që nisën para një viti, pasi u shemb çatia e stacionit hekurudhor në të cilin humbën jetën 16 persona.
Deputetët në Kuvendin e Serbisë miratuan ligjin që mundëson procedura administrative më të shpejta për kompaninë Affinity Global Development të Kushnerit, që të ndërtojë hotel, apartamente, dyqane dhe zyrë në vendin e ish‑shtabit të Ushtrisë Popullore Jugosllave.
Disa politikanë opozitarë thanë se ligji është në kundërshtim me kushtetutën, por shumica qeverisëse e miratoi pa ndryshime, duke thënë se është kyç për marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara. Me gjithë protestat, qeveria e Serbisë në muajin nëntor të vitit të kaluar hoqi statusin e “trashëgimisë kulturore të mbrojtur” për kompleksin ushtarak të vjetër.
