Një implant elektronik i hollë sa gjysma e fijes së një floku të njeriut i cili është vendosur në sytë e pacientëve të verbër në Mbretërinë e Bashkuar ka ndihmuar në rikthimin e shikimit tek këto pacientë duke bërë të mundur që ata të shohin sërish. Ky zhvillim është konsideruar si epoka e re revolucionare në trajtimin e verbërisë. Mjekët britanikë dhe europian që kanë vendosur këto pajisje mikrochip në formën e një karte sim celulari të quajtur Prima në sytë e të moshuarve që u bën pjesë e provës klinike kanë treguar se pacientët e tyre kanë rifituar aftësinë e tyre për të lexuar letra, numra dhe fjalë.

Mhai Muqit një kirurg oftamolog që mori pjesë në provat klinike në Mbretërinë e Bashkuar se bashku me 16 kirurg të tjerë nga vende të ndryshme të botës deklaroi e Pacientët e verbër kishin qenë në gjendje të rikuperonin shikimin qendror në një mënyrë që nuk ishte arritur kurrë më parë. 38 pacientë ose e thënë ndryshe 84% e pjesëmarrësve në këto prova klinike arritën të lexonin letra, numrat dhe fjalët pas vendosjes së këtyre implantëve. Pacientëve të cilëve iu vu ky microchip apo e thënë ndryshe implant elektronik ishin kryesisht të prekur nga degjenerimi makular, i cili është shkaku kryesor i humbjes së shikimit tek personat mbi 50 vjeç.

https://gazeta-shqip.com/category/aktualiteti

Shumica e personave të prekur nga këto simptoma humbin pjesërisht shikimin qendror dhe në disa raste situata përkeqësohet deri në humbjen totale të shikimit pasi qelizat në makulë shkatërrohen. Para vendosjes së pajisjes, të gjithë pacientët kishin humbur shikimin qendror dhe kishin vetëm shikim periferik të kufizuar. Operacioni, i njohur si vitrektomi, zgjati më pak se dy orë dhe u krye në pesë pacientë në Moorfields dhe të tjerët në spitale në Gjermani, Francë, Itali dhe Holandë.

Pajisja Prima, një mikroçip super i hollë vetëm, vendoset nën qendër të retinës dhe shërben për të zmadhuar tekstet dhe figurat për tu bërë më e lehtë për të lexuar e për të parë. Këto syze projektojnë përmes rrezeve infra te kuqe mbi chip vizualisht atë çfarë duhet parë. Pasi chipi aktivizohet nëpërmjet edhe inteligjencës artificiale njësia e Mikrochipit konverton informacionin në sinjale elektrike që kalojnë në qelizat e retinës dhe me pas drejt nervit optik që e çon atë drejt trurit.