Prej shumë vitesh nuk dihet asgjë për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher. Informacionet kanë qenë shumë të pakta dhe vetëm Jean Todt ka qenë ai që ka zbuluar diçka nga gjendja aktuale e 7 herë kampionit të botës.
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) ka qenë një nga personat më të afërt me ish-pilotin gjerman dhe ka folur sërish për “Kaizerin” me holandezen “De Telegraaf”. “Schumi vijon të luftojë, bashkë me familjen e tij dhe mjekët”, tha Todt.
Por, deklarata më shpresëdhënëse është ajo që tregon se çfarë bën ai gjatë vizitës në shtëpinë e gjermanit: “E vizitoj shpesh dhe shikojmë bashkë televizor”. Një detaj që fton për optimizëm në lidhje me gjendjen e Schumacher, edhe pse Todt nuk dha detaje.