Kandidati për kryetar të “Lëvizjes Evropë Tani”, Jakov Milatoviç, prin bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi.
Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, bazuar në 78,7 për qind të votave të numëruara, Milatoviç ka fituar 60,2 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç 39,8 për qind.
Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja ishte 70.6 për qind. Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) njoftoi, sipas 76,3 % të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 56,9 për qind të votave dhe Gjukanoviç 43,1.
Më herët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja ka qenë 70.7 %.