Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka deklaruar se Rusia ka përgatitur skenarë të detajuar për sulme ndaj shteteve të caktuara anëtare të Bashkimit Evropian.
Sipas ministrit ukrainas, bëhet fjalë për plane konkrete që lidhen me vende specifike, por ai nuk dha emrat e shteteve që mund të jenë në shënjestër dhe as nuk publikoi detaje mbi mënyrën se si do të mund të realizoheshin këto skenarë.
Sybiha tha se marrëdhëniet mes Evropës dhe Rusisë kanë kaluar tashmë në një fazë konfrontimi dhe paralajmëroi se veprimtaria ruse në territorin evropian nuk duhet të trajtohet thjesht si pjesë e “luftës hibride”.
Ai theksoi se aktet e sabotimit dhe përpjekjet për destabilizim në vendet anëtare të BE-së, sipas vlerësimit të Ukrainës, duhet të konsiderohen në kuadër të konfliktit më të gjerë të Rusisë me Evropën.
