Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u dërgoi një mesazh të qartë parandalimi Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke paralajmëruar se Teherani do t’i përgjigjet me forcë çdo sulmi ndaj territorit ose infrastrukturës së tij. Sipas raportimeve të mediave të huaja, kreu i diplomacisë iraniane theksoi se çdo veprim agresiv kundër Iranit do të provokonte nje përgjigje të fortë dhe vendimtare.

“Doktrina jonë e mbrojtjes është e qartë: Sy për sy. Çdo sulm ndaj Iranit, përfshirë infrastrukturën tonë, do të kërkojë një përgjigje të fortë dhe vendimtare”, tha ai.

Araghchi paralajmëroi gjithashtu se ata që ndihmojnë ose mbështesin një sulm të tillë do të konsiderohen gjithashtu objektiva legjitime, pavarësisht nga forma e ndihmës që ofrojnë.

“Ata që kontribuojnë në një akt të tillë agresiv, pavarësisht nga lloji i mbështetjes që ofrojnë, gjithashtu do të konsiderohen objektiva legjitime”, theksoi ai.