“Nuk themi në televizion që Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë. Ai është përgjegjës për rrëmbimin e shumë qytetarëve nga shumë vende. Irani ka tentuar të vrasë Trump-in dhe Netanyahun.”

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Gideon Sa’ar, në një intervistë për edicionin informativ Tg1.

Të paktën 224 të vdekur dhe mbi 1,200 të plagosur në Iran në sulmet izraelite që nga e premtja, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Njëzet e katër viktima izraelite, gati 600 të plagosur, përfshirë 10 rëndë.

Rusia mbetet e gatshme të ndërmjetësojë “nëse është e nevojshme” dhe të heqë uraniumin e pasuruar që do të gjykohej i tepërt, nga një marrëveshje bërthamore. Por BE është kategorikisht kundër një roli të Rusisë në këtë konflikt.