Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, duke komentuar në mediat serbe tensionet në veri të Kosovës shprehet se situata është delikate.
“Ne do të shohim se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ajo që kanë shërbimet tona, ajo që na është në dispozicion përmes rrjedhës së informacionit, është se nuk ka pasur të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Por padyshim që dikush ka qenë i përshtatshëm që të ketë sërish tensione dhe thjesht nuk lejohet as për një milimetër, as për një sekondë, të ulet ai nivel tensioni. Ka mundësi për përshkallëzim të mëtejshëm, në një nivel më të arsyeshëm, normal dhe racional dhe të kthehet në formën e dialogut”, tha Vuçeviç.
Sipas ministrit Vuçeviç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është edhe një herë duke u dërguar mesazhe serbëve se nuk janë të mirëseardhur.
“Albin Kurti po u dërgon edhe një herë mesazh serbëve: nuk jeni të mirëseardhur këtu dhe ne do t’i mbajmë zgjedhjet me dhunë më 18 dhjetor.”, u shpreh ai.