Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin nuk do të mund të hyjë në Kosovë nesër për të marrë pjesë në festimet e Vidovdanit. Atij i është ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.


Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga këshilltari i minsitrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj. Vulin është i vetmi zyrtar serbë që i është ndaluar hyrja në Kosovë, e kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave të tij nacionaliste kundër Kosovës.


Nesër pritet të mbahen manifestime për festën religjioze ortodokse – Vidovdanit.


Policia e Kosovës njoftoi se ka hartuar planin operativ në lidhje me mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.


28 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)