Për herë të parë që nga viti 1945, një ish-president francez përfundon pas hekurave.
Nicolas Sarkozy, figurë qendrore e politikës franceze për më shumë se dy dekada, u dërgua sot në burgun La Santé, në zemër të Parisit, për të nisur vuajtjen e dënimit prej 5 vitesh, nga të cilat 1 vit në qeli dhe pjesa tjetër me masa alternative.
Por ajo që habiti gazetarët dhe rojet ishte pritja e pazakontë që i rezervuan të burgosurit ish-presidentit:
“Oh, mirëserdhe Sarkozy!”
“Sarkozy është këtu!” – brohoritën të dënuarit, sipas raportimit të AFP.