Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed Al-Shaara ka udhëtuar ditën e sotme drejt Moskës, ku ka zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ me homologun rus Vladimir Putin.
Sipas mediave të huaja, ky takim ka shwnuar kontaktin e parë midis Putin dhe Al-Shaara. Veçantia e këtij takimi është pasi kujtojmë se Putin ka dhënë mbështetje të theksuar te paraardhësi i Al-Ashaara, Bashar al-Assad.
Pas rrëzimit të regjimit të al-Assad, ky i fundit është larguar drejt Rusisë, ku ju dha edhe azil atij dhe familjes së tij.
Ndërkaq, Putin ka thënë se të dy vendet kanë qenë miqësore për më shumë se 80 vjet dhe se marrëdhënia e Rusisë me Sirinë nuk lidhet me rrethanat politike.
“Gjatë këtyre dekadave, ne gjithmonë jemi udhëhequr nga një gjë: interesat e popullit sirian”- ka thënë udhëheqësi rus.
Ky i fundit e ka quajtur përmbysjen e regjimit të Asadit një sukses të madh dhe një hap drejt konsolidimit shoqëror.