Dokumentet e publikuara së fundmi zbulojnë detaje të reja të orëve të fundit të Jeffrey Epstein, teksa ai ishte në qeli. Sipas dokumenteve të publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, një i burgosur “misterioz” mund të ketë pasur qasje në vendin ku mbahej Epstein natën e vdekjes së tij.
Ndërkohë, Hetuesit federalë kanë shqyrtuar pamjet filmike nga Qendra Korrektuese Metropolitan në Nju Jork, ku ishte i burgosur Epstein, dhe vunë re një figurë portokalli duke u ngjitur në një shkallë. Vetëm disa orë para se Epstein të vriste veten, kamerat e mbikëqyrjes filmuan një të burgosur që me sa duket po shkonte drejt qelisë së tij.
Shkaku zyrtar i vdekjes së Epstein u regjistrua si vetëvrasje dhe ai u gjet i varur në qelinë e tij pak para orës 6:30 të mëngjesit më 10 gusht 2019. Shkallët që të çonin në katin e qelisë së Epsteinit u filmuan nga e vetmja kamera që dihet se ishte në funksion atë natë, e pozicionuar në mënyrë që qelia të ishte pjesërisht e dukshme.
Gjithashtu, zyrtarët qeveritarë janë mbështetur shumë te pamjet filmike për të rindërtuar sekuencën e ngjarjeve para vdekjes së Epsteinit. Rishikimet zyrtare të vdekjes së Epsteinit nuk e përmendin figurën me ngjyrë portokalli, dhe deklaratat e mëvonshme nga autoritetet pohuan se askush nuk hyri në katin, ku Epsteini qëndronte.



