Një moment i regjistruar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Në video, Mitsotakis shihet teksa përdor një letër për të fshirë hundët dhe më pas, në vend që ta vendosë në xhepin e xhaketës, e fut brenda një dosjeje që ndodhej mbi tavolinë. Veprimi u kap nga kamerat dhe u shpërnda gjerësisht online.

Pamjet kanë nxitur reagime të shumta, me komente që e cilësojnë gjestin si të pahijshëm apo të papërshtatshëm për një aktivitet zyrtar të këtij niveli.

Pas konferencës për shtyp, Mitsotakis dhe Erdogan vijuan me një takim me dyer të mbyllura, ku pritej të diskutonin çështje të marrëdhënieve dypalëshe mes Greqisë dhe Turqisë.