Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, është dërguar në spitalin e Hanias të hënën, pasi është rrëzuar nga biçikleta.
Sipas raportimeve të “Flashnews.gr”, pas incidentit Mitsotakis është paraqitur në shërbimin ambulator të spitalit, ku ka marrë ndihmën e parë.
Kryeministri grek dyshohet se ka dëmtuar dorën, ndërsa ka pësuar edhe disa gërvishtje dhe djegie të lehta nga fërkimi në pjesë të ndryshme të trupit.
Pas mbërritjes në spital, Mitsotakis ka komunikuar me stafin mjekësor dhe personat e pranishëm. Pas trajtimit, ai është larguar nga spitali.
Sipas raportimeve paraprake, incidenti nuk ka shkaktuar dëmtime serioze dhe gjendja e kryeministrit grek paraqitet e qëndrueshme.
