Duke trajtuar një 65-vjeçare për osteoartrozë të gjurit, mjekët në Korenë e Jugut zbuluan qindra fije arit të pastër të futur në këmbët e saj. Pacientja, e cila nuk bëhet me dije emri, vuante nga dhimbje dhe ngurtësi të forta në gjunjë për shkak të osteoartrozës dhe i ishte përshkruar ilaçe për dhimbje, anti-inflamatorë jo-steroidale, madje edhe injeksione steroide direkt në gjunjë, por asnjë nga këto trajtime nuk ishte efektive mjaftueshëm që të lejonte të jetonte një jetë normale dhe pa dhimbje.

Jo vetëm që dhimbja nuk u largua, por ajo zhvilloi efekte negative anësore nga ilaçet, duke përfshirë dhimbje të forta të stomakut, kështu që vendosi t’i japë një shans mjekësisë alternative, më konkretisht një procedurë kontestuar e njohur si akupunktura me fije prej ari.

Në fillim, gruaja ndiqte seanca javore akupunkture, gjatë të cilave i futeshin fije të holla ari rreth gjunjëve. Megjithatë, kjo vetëm sa e përkeqësoi dhimbjen nga osteoartroza, ndaj ajo filloi të shkonte disa herë në javë te akupunktuesi. Në fund, dhimbja u bë aq e fortë sa nuk i mbeti zgjidhje tjetër përveçse të kthehej në spital.

Një ekzaminim me rreze X zbuloi trashje dhe strehëz në pjesën e brendshme të tibias, rritje kockore brenda gjurit të gjitha simptoma të zakonshme të osteoartrozës por gjithashtu edhe qindra fije të imëta ari të futur në indet rreth gjunjëve.

Mjekët paralajmërojnë se akupunktura me fije ari nuk ka përfitime të provuara shkencërisht për pacientin, por ka shumë rreziqe të njohura.

Këto fije të vogla mund të shkaktojnë ciste, të migrojnë në trup dhe të dëmtojnë inde përreth, por gjithashtu mund të bëjnë që skanime me MRI, që shpesh janë të nevojshme për jetën, të jenë të pamundura për shkak të rrezikut të zhvendosjes së metaleve dhe dëmtimit të enëve të gjakut. 

Procedura ka qenë përdorur prej kohësh në vende aziatike për trajtimin e llojeve të ndryshme të dhimbjeve dhe është ende popullore, veçanërisht mes pacientëve të moshuar.

Sipas besimeve, futja e këtyre pjesëve sterile prej ari besohet se shkakton stimulim të vazhdueshëm brenda trupit dhe lehtësim të dhimbjeve, por nuk ka prova që të tregojnë ndonjë efekt pozitiv. Përkundrazi, shpesh gjërat përkeqësohen sepse pacientët vonojnë trajtime efektive mjekësore.