Një vajzë e sapolindur, e cila peshonte vetëm 300 gramë në lindje, ka arritur të mbijetojë pas një lindjeje 16 javë para kohe në Gjermani, një rast që mjekët e kanë quajtur “mrekulli mjekësore”. Mjekët në Spitalin Universitar të Magdeburgut e mbajtën foshnjën gjallë gjatë një periudhe intensive dy mujore me ventilator. Gjatë gjithë kësaj kohe, prindërit nuk u larguan asnjë ditë prej saj, duke ruajtur kontaktin dhe duke i dhënë ngrohtësinë e nevojshme për mbijetesë.
Pas shtatë javësh, ajo nisi të marrë frymë vetë dhe vetëm dy javë më vonë, u lejua të kthehej në shtëpi. Sipas mjekëve, vajza është tashmë e shëndetshme dhe po zhvillohet normalisht. Në mbarë botën, vetëm rreth një në katër foshnja të lindura kaq herët arrijnë të mbijetojnë.


