Një mjeke geriatrice amerikane, Dr. Elaine Healy, ka bërë një denoncim serioz duke i referuar ish-Presidentin Joe Biden Divizionit të Mbrojtjes së të Rriturve në Delaware, duke e cilësuar atë si një viktimë të mundshme të keqtrajtimit të të moshuarve.

Në njoftimin e saj, Dr. Healy shpreh shqetësimin lidhur me shenjat e përkeqësimit të shëndetit mendor dhe fizik të Biden, duke përmendur diagnozën e avancuar të kancerit të prostatës, audio-intervistën e këshilltarit special Robert Hur dhe zbardhjet nga libri “Original Sin”.

Sipas The New York Post Ajo thekson se përveç një mbulimi politik dhe mediatik, ekziston mundësia e keqtrajtimit nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit, përfshirë bashkëshorten Jill Biden, mjekun personal Dr. Kevin O’Connor dhe ish-shefin e stafit Jeffrey Zients.

Dr. Healy shton se keqtrajtimi i të moshuarve mund të jetë fizik, emocional apo edhe financiar dhe shpjegon se si në këtë rast është evident shfrytëzimi i gjendjes së tij shëndetësore dhe mendore për përfitime politike dhe personale.

“Çfarë lloj bashkëshorte është ajo që e shtyn të sëmurin të garojë për një mandat të ri, duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e tij? Ajo mund të jetë një manipulatore që po kryen keqtrajtimin e tij,” shprehet mjekja.

Ajo gjithashtu kritikoi mjekun personal të Biden, Dr. Kevin O’Connor, për dështimin në njohjen e problemeve serioze shëndetësore dhe mendore të ish-presidentit, duke e akuzuar për përfshirje në një mundësisht mbulim.

Ndërsa ndaj ish-shefit të stafit Jeffrey Zients, Dr. Healy ngriti akuzën për përdorimin e firmës automatike të Biden për nënshkrimin e dokumenteve dhe faljeve presidenciale, duke e cilësuar si një akt të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit.

Sipas Dr. Healy, konkluzionet e këshilltarit special Hur, i cili nuk ngriti akuza penale ndaj Biden për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara, janë të diskutueshme dhe ai nuk ka vepruar siç kërkohet nga standardet profesionale për mbrojtjen e një të moshuari.

Në fund të deklaratës, Dr. Healy apelon që autoritetet e Delaware-it të hetojnë këtë rast me seriozitet dhe të sigurojnë mbrojtjen që ish-presidenti Biden meriton.