Një mjellmë e zezë është larguar nga një qytet në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaloi nëntë muajt e fundit duke ‘terrorizuar’ zogjtë e tjerë dhe turistët. Zogu, i quajtur nga vendasit me nofkën “Terminator”, u kap nga rojtari i mjellmave Cyril Bennis dhe po mbahet në një park lokal përpara se të transferohet në Qendrën Dawlish Waterfowl në Devon.

Ai u bë viral midis banorëve për pamjen e tij të veçantë, të errët dhe mbretërore, pavarësisht se nuk është vendas i lumenjve britanikë. “Terminatori” nuk i priti mirë mjellmat e tjera dhe u përpoq të mbyste disa prej tyre. Pas shumë diskutimesh, u vendos që të dëbohej nga qyteti. Bennis tha se procesi i largimit të mjellmës së zezë nuk ishte i lehtë, por ai arriti ta qetësonte zogun dhe ta fuste në një zonë mbajtëse.