Tenori i famshëm italian, Andrea Bocelli, ka vizituar Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku ka dhuruar edhe një performancë të papritur.
Gjatë takimit, Bocelli interpretoi spontanisht në Zyrën Ovale. Ai qëndronte përballë tryezës presidenciale Resolute Desk, i veshur me kostumin e tij karakteristik të zi dhe syze dielli, ndërsa Trump e dëgjoi nga pas tavolinës, duke shijuar momentin.
Vizita është komentuar gjerësisht në mediat ndërkombëtare si një moment i rrallë ku muzika ka depërtuar në qendër të vendimmarrjes politike amerikane.